Helmimi në Bulqizë! Apeli i fortë: Të mos përdoret uji, siguroni autobot falas për ata që s’kanë para

0
145

Pas ngjarjes së ndodhur në Bulqizë, ku dhjetëra qytetarë dyshohet se janë helmuar nga uji i pijshëm, ka reaguar prefekti i Qarkut Dibër, Nexhmedin Shehu.

Në një dalje për mediet, Shehu është shprehur se situata është serioze, aq më tepër kur kanë kaluar 6 ditë por nuk dihet ende se çfarë e ka shkaktuar këtë helmim. Ai shprehet se kjo situatë duhet të zgjedhiet sa më parë të jetë e mundur.

“Akoma nuk dimë se çka ndodhur. Shqetësim është dhe duhet të gjejmë një zgjidhje. Një investigim duhet bërë, këto njerëz nga vijnë, çfarë kanë konsumuar, çfarë pinë, çfarë hanë. S’jam unë njeriu i përshtatshëm për ta bërë këtë punë. Duke qenë se dyshohet se është uji, ky ujë nuk duhet të konsumohet më, derisa të marrim analizat. Për njerëzit që nuk kanë para për ta blerë ujin, duhet t’u ofrojmë një autobot”, tha Nexhbedin Shehu , Prefekt i Qarkut Dibër.

Nga ana tjetër drejtori i Shëndetit Publik në Bulqizë, Flamur Meta, thotë se sipas analizave të para, shkak i helmimit nuk është uji i pijshëm. Sipas tij po bëhen edhe analiza të tjera për të vërtetuar se çfarë e solli helmimin masiv.

Nga analizat e para të ujit që ishte kundër bakteriologjisë rezulton pa ngarkesë mikrobiologjike. Instituti i shëndetit publik vijon më tej me analizat bakteriologjike. Tani duhet të kalohet në një aspekt tjetër të dyshimit, tek ushqimi”, tha Meta para medieve.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 4 maj, ku të paktën 30 persona u paraqitën fillimisht në spitalin e Bulqizës me simptoma helmimi. Ndërsa numri i të helmuarve vijoi të rritej, ku aktualisht ka shkuar në 113 persona. Fillimisht u dyshua se shkak për helmimin e banorëve të Bulqizës, ishte bërë uji i pijshëm.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here