Shkarkimi i Konit, Mehmeti zbulon planin…duan të marrin tokën tek Kopshti Botanik…

0
102

Debatit publik për shkarkimin e rektorit të Universitetit të Tiranës, i është bashkëngjitur edhe eksperti i çështjeve arsimore, Ndriçim Mehmeti.

Mehmeti thotë se Koni është shantazhuar që prej marsit të një viti më parë, dhe sipas tij, kjo për shkak të një super-afere që sipas tij po hartohet për të vjedhur tokën tek Kopshti Botanik.

“Në fillim të marsit të 2018, ministrja ka shantazhuar rektorin sepse kanë dashur të marrin pronat publike të Universitetit. Si është marrë fusha e sportit para fakultetit të ekonomikut dhe është bërë park për autobusat. Asgjë nuk është bërë e qartë si është marrë, ku çohen paratë e qerasë. Kopshti Botanik është planifikuar të vidhet, kjo është një superaferë që po përgatitet, dhe nuk është bërë publike deri më tani.

Po e them për herë të parë këtë në mënyrë ekskluzive për ju. Nuk ka një peticion që të jetë i vërtetuar se rektori ka thyer etikën, apo nuk ka kryer detyrën.

Rektori Koni është treguar i hapur që të kryhet një audit dhe të bëhen hetimet e nevojshme. Është shumë e lehtë që pronat e Universitetit të jepen në përdorim ose të nxirren në shitje.”-tha ai në studion e Fax News.

Ditën e djeshme, presidenti Ilir Meta ka rrëzuar kërkesën e ministres Besa Shahini për shkarkimin e rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni.

Presidenti ka dekretuar vijimin e punës si rektor për Mynyr Konin, ndërkohë që në relacionin shpjegues mbi arsyet e këtij vendimi, kreu i shtetit sqaron se ka patur presion të hapur dhe publik mbi rektoratin e UT.

Ministrja Besa Shahini pezulloi Konin, pasi sipas qeverisë, Koni nuk ka bashkëpunuar me ta duke bllokuar kështu reformimin e Universitetit të Tiranës pas protestës së studentëve.

“Lufta” mes Konit dhe Qeverisë ka disa kohë që ka nisur, por në muajt pas protestës së studentëve, ai është sulmuar disa herë nga Kryeministri Edi Rama, i cili ishte i pari, që e kërcënoi më shkarkim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here