Aksident i rëndë, largohet nga vendngjarja shoferi, një person…

0
117

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në zonën e Vlorës, ku një makinë ka përplasur një person që ishte duke ecur me biçikletë. Pas aksidentit mësohet se drejtuesi i mjetit është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën Trans-Ballkanike në qytetin e Vlorës. Burime nga vendi i ngjarjes kanë bërë me dije se makina ka përplasur një person me v=biçikletë dhe për pasojë drejtuesi i biçikletës ka marrë fraktura të rënda.

Ai është dërguar menjëherë në spital dhe ka marrë ndihmën e parë nga mjekët.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe po punon për kapjen e autorit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here