Deklarata e fortë që shpjegon pse nuk dorëzohen mandatet…Flitet për miliona euro…

0
124

“Zgjedhjet kanë qenë problematike dhe janë përdorur shumë nga partitë e mëdha, dhe sistemi aktual ka qenë gracka e kësaj, duke mos i dhënë prioritet popullit”.

Rudina Hajdari, deputetja që nuk dorëzoi mandatin ashtu si kolegët e saj të PD dhe LSI, deklaroi sot në mbledhjen e parë të komisionit për Reformën Zgjedhore se një mandat për deputet kushton 1 milion euro.

Ajo theksoi se pazari i zgjedhjeve është kthyer në një treg të zi të shit-blerjes së votë.

“Sistemi aktual është i dominuar nga anti-kushtetueshmëria, klasa politike nuk është e përfaqësuar nga njerëzit, por përfaqësohet në mënyrë të padrejtë në Kuvend. Shqiptarët janë të interesuar për këtë reformë.

Kjo reformë kërkon vullnet të gjerë politik. Në këto tri dekada komisionet nuk  kanë prodhuar reforma të mira. Duke marrë parasysh sfidën e madhe që kemi përpara, fakti që jemi ulur këtu tregon se ka një konsensus të gjerë për diskutim për ndryshimin aktual të sistemit.

Kemi arritur në një pikë ku  një mandat nga një deputet kushton gati te 1 mln euro. Kjo tregon që jemi në një pozitë të vështirë, sepse tregu i zgjedhjeve është kthyer në një treg të zi të shit-blerjes së votës.

Mendoj se një nga obkjektivat e këtij komisioni është që duhet të arrijmë një konsensus politik që t’i japë mundësi shqiptarëve të përfaqësohen në zgjedhje dhe në mënyrë që njerëzit më të mirë e më të ndershëm të jenë pjesë e parlamentit”, tha ajo.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here