Zarife Hasanaj, dëshmorja e dytë shqiptare! Basha shpreh ngushëllimet për ngjarjen e rëndë…

0
101

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka shprehur ngushëllimet për ngjarjen e rëndë në Letoni, ku humbi jetën efektivja e FA-së, Zarife Hasanaj dhe u plagosën dy ushtarakë të tjerë Klodian Tanushi dhe Julian Kapaj. Basha thekson se Hasanaj është dëshmorja e dytë e FA-së. ”Me sakrificën e jetës së saj të re, Zarife Hasanaj është dëshmorja e dytë shqiptare e rënë në mision të mbrojtjes kolektive të Aleancës. Duke ju uruar shërim të shpejtë dy efektivëve të plagosur, lutem që shpirti i efektives Hasanaj të prehet në paqe”,-shkruan Basha.

Postimi i plotë

Me tronditje dhe dhimbje të thellë mësova lajmin tragjik për humbjen e jetës së efektives së Forcave tona të Armatosura Zarife Hasanaj gjatë angazhimit të saj në misionin e mbrojtjes kolektive të NATO-s në Letoni.

Në këto momente të rënda mendimet dhe lutjet e mija janë me familjarët dhe miqtë e Zarifes. Lutem po kështu për dy efektivët e tjerë, Klodian Tanushi dhe Julian Kapaj që mbetën të plagosur të jenë larg rrezikut për jetën dhe të kenë trajtim dhe shërim të shpejtë.

Me sakrificën e jetës së saj të re, Zarife Hasanaj është dëshmorja e dytë shqiptare e rënë në mision të mbrojtjes kolektive të Aleancës.

Duke ju uruar shërim të shpejtë dy efektivëve të plagosur, lutem që shpirti i efektives Hasanaj të prehet në paqe!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here