Vlora përmbytet, ish-gruaja e Ramës: Këto gjëra ndodhin edhe në Itali, Francë…

0
164

Ish-gruaja e kryeministrit Edi Rama, tashmë e martuar me Ministrin e Bujqësisë, Bledi Çuçi, Delina Fico, ka reaguar mjaft ashpër ndaj komentuesve të cilët kanë lëshuar një lumë akuzash pas përmbytjes së Vlorës.

Me anë të një reagimi në Facebook, Fico, edhe pse jo pjesë e qeverisë personalisht (Përfaqësohet në të nga Çuçi ministër, dhe ish-burri kryeministër), ndjek të njëjtën linjë deklaratash sikur të ishte ministre e qeverisë, duke theksuar edhe ajo si Spiropali, se shi dhe përmbytje ka kudo.

Në reagimin e saj ndaj gazetares vlonjate Edlira Gjoni, Fico, shkruan se nuk është fundi i botës që u përmbyt Vlora, pasi këto gjëra ndodhin kudo, dhe fenomenet natyrore janë të paparashikueshme.

Ja reagimi i Ficos:

Nuk bie shi e nuk permbyten rruget vetem ne Shqiperi. Kjo mania per te gjetur faj edhe tek shiu qe bie, nuk ka con asgjekund. Shiko linkun me lart se si jane permbytur rruge ne Itali, France e Zvicer vetem pas nje ore shi. Jo te gjitha hallet jane vetem tonat. Fatkeqesi eshte permbytja kudo qe ndodh, e duhet njerezimi te pergatitet gjithnje e me shume, sepse me ngrohjen globale do te kete me shume permbytje e thatesira. Dhe, nuk di pse ka endrra se mund te rrojme nje dite ne parajse ku nuk ndodh asgje qe na e prish humorin sadopak. Kur ta gjeni nje vend qe e ka arritur kete stad, na lajmeroni.

Ndërkohë që vetëm pak ditë më parë, burri i saj Çuçi deklaroi se i dëmshëm për shëndetin është djathi zvicerian dhe jo vaji i Palmës, çka shkaktoi mjaft të qeshura dhe ironi në rrjet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here