“Varka po mbytet”, Goxhaj bën deklaratën e fortë: Vuçiç vjen për të shpëtuar Ramën

0
93

Sipas avokatit Altin Goxhaj, Aleksandër Vuçiç lidhur me qëndrimet e tij ka marrë këshillat e Ramës, duke argumentuar se sipas të dhënave që kanë dalë gjatë javës u tregua qartë se Rama e ka shpikur historinë e copëtimit të Kosovës.

Sipas Goxhajt të gjithë e kanë kuptuar rolin që ka luajtur Soros duke argumentuar se kryeqyteti për këtë organizatë ku ka ndikimin më të madh është Beogradi.

“Roli i Tiranës tashmë është jashtë loje dhe vizita e Vuçiçit në Tiranë është që të shpëtojë Ramën dhe Thaçin. Bashkë me Vuçiçin ata janë të tre në të njëjtën varkë, kjo varkë po mbytet dhe kjo është një gjë për të shpëtuar”, tha Goxhaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here