Nora Malaj: Ai komb që di të vlerësojë heronjtë e tij, di të ndërtojë të ardhmen për brezat, pa gabuar! 

0
102

Nga Nora Malaj:

Mirënjohje ndër breza për ju, dëshmorët e luftës ! ???
Sot kalendari shënon 5 Maj !
Dita e Dëshmorëve të Kombit , që kanë dhënë jetën e tyre për liri, demokraci, të drejtat e njeriut dhe dinjitetin e çdo shqiptari.

Dita e Dëshmorëve e ka origjinën në 5 maj 1942, kur u vra Qemal Stafa, i cili me veprimtarinë e tij u kthye në simbol të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.Ndaj dhe ne sot erdhëm së bashku me LRI , te busti i Qemal Stafës , për të nderuar misionin dhe gjakun e të rënëve , për lirinë e vendit dhe të
popullit tim.
Si Qemali ishte dhe Jaçe Malaj , 18- vjeçari , djali nga Tërbaçi , që dha jetën për një Shqipëri plot dritë e begati, xhaxhai i familjes sonë , që në këtë ditë e kujtojmë e nderojmë.
Si Qemali ishte edhe Foto Nako, djali sypatrembur i Nivicës , dajua im i shtrenjte , që nuk u trembë në asnjë çast e luftoi si luan . Si Qemali janë 28 mijë dëshmorë të rënë për idealin më i madh , për ta parë vendi të lirë e të lulëzuar!
Sot u përkulëm me nderim, vlerësim
e respekt për të çuar deri në fund amanetin e Qemalit, Jaçes, Fotos dhe të gjithë dëshmorëve e heronjve, që dhanë jetën, gjakun , në lulen rininë që ditët më të bukura për shqiptarët të vijnë! Vlerësim e mirënjohje për të gjithë ata partizanë e partizane ( gjyshërit tanë) , që luftuan me idealizëm , për lirinę e vatanit të tyre.
Lavdi veprës suaj e mirënjohje për jetën , për të gjitjë brezat që vijnë!
Ai komb që di të vlerësoj heronjtë e tij dhe të shkuarën shkuarën, di të ndërtoj të ardhmen për brezat , pa gabuar! 

Fotografia e Nora Malaj

Fotografia e Nora Malaj

Fotografia e Nora Malaj

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here