Shkon në 93 numri i të helmuarve në Bulqizë, dyshohet për…

0
157

Shkon në 93 numri i personave të helmuar në Bulqizë. Burime të sigurta të Shëndetit Publik bëjne me dije se në qytetin e vjetër të Bulqizës, janë marrë disa kampione uji të cilat janë dërguar në laboratorin e Tiranës. Sot punonjësit e Shendetit Publik kanë përgatitur disa fletushka dhe po i shpërndajnë në qytetin e Bulqizës në mënyrë që  të sensibilizohen qytetarët për të mos përdorur ujin e çezmës. Nga ana tjetër edhe si një mënyrë sensibilizimi për furnizimin me ujë të pijshëm të banorëve nga bashkia deri më momentin e daljes së përgjigjës së analizave .

Burime të sigurta të shëndetit publik bëjnë me dije, pasi qyteti i vjetër i Bulqizës funizohet nga Z.D pasi në këto galeri ku merret funizimimi i ujit punohet për nxjerrjen e kromit dhe dyshohet që gjatë shpërthimeve që bëhen në galeri me lëndë plasëse tritol, ato krijojnë disa gazra dhe mendohet të jenë përzier me ujin që funizon qytetin e Bulqizës dhe janë marre analizat nga punonjësit e Shëndetit Publik dhe janë dërguar në laboratorin e Tiranës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here