“Qesharakët e sistemit!” “Frikësohet” Veliaj, hedh në sulm grabitësit me uniformë…

0
110

Qesharakët e sistemit!

Policia Bashkiake e €rionit ka vjedhur sot stendën e peticionit ku qytetarët firmosnin për ndryshimin e sistemit.
Ai që iu vjedh qytetarëve lekët e taksave, shitësve ambulantë specat e domatet, të varfërve kanoçet, tani po kërkon t’iu vjedhë dhe firmat.
Natyrisht, vesi del me shpirtin thotë populli dhe €rioni është shembulli që e vërteton. Ai s’mund të rrijë dot pa vjedhur.

Duket se rreth 6000 firmat e mbledhura për 10 ditë kanë filluar të shqetësojnë seriozisht sistemin, i cili ka hedhur në sulm grabitësit me uniformë.

Por ne nuk do ndalemi. Nuk ka asgjë që na ndalon. I kemi marrë parasysh të gjitha.

Nesër stenda e peticionit do të jetë përsëri nëpër rrugët e Tiranës e shumë qyteteve të tjera, për të bashkuar mijërat e njerëzve që duan që regjimi i €rionëve të përfundojë një herë e mirë dhe këtij vendi t’i kthehet dinjiteti që €rioni bashkë me një tufë të pangopurish ia kanë marrë me PPP./marrë nga nisma#thurje

#Bashkohu

https://www.facebook.com/thurje/videos/2166716440109704/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here