Gjaku i të rënëve i takon vetëm Nënës Shqipëri, jo hipokritëve! Turp të përdorësh gjakun e dëshmorëve për trafik votash…

0
152

Akademiku Artan Fuga ka “shpërthyer” me një postim në rrjet, lidhur me sjelljen politike në ditën e dëshmorëve, ndërsa e cilëson të turpshme të përdorësh gjakun e të rënëve për tregti apo trafik votash.

“Sot në 5 maj unë përulem para gjakut të dëshmorëve të familjes time të zgjeruar, të të gjithë të rënëve, të të gjithë atyre që luftuan për liri! I përjetshëm kujtimi i tyre!

Janë në themelet e Shqipërisë!

Turp për këdo që injoron e përgojon sakrificën e tyre!”, shkruan Fuga.

Reagimi i plotë i Artan Fugës:

Gjaku i të rënëve i takon vetëm Nënës Shqipëri, jo hipokritëve!

Sot në 5 maj unë përulem para gjakut të dëshmorëve të familjes time të zgjeruar, të të gjithë të rënëve, të të gjithë atyre që luftuan për liri! I përjetshëm kujtimi i tyre!

Janë në themelet e Shqipërisë!

Turp për këdo që injoron e përgojon sakrificën e tyre!

Turp edhe për ata që duan ta hipotekojnë gjakun e dëshmorëve a thua se u takon natyrshëm trashëgimia e veprës së tyre madhore!

Kërkojnë ta hipotekojnë për qëllime elektoraliste!

Është të përdorësh gjakun e të rënëve për tregti dhe trafik votash!

Vepra e dëshmorëve i takon vetëm Nënës Shqipëri. Kaq. Të tjerat janë dëngla maskarenjsh!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here