Plas debati brenda LDE-së/ Të hyjmë a të mos hyjmë në zgjedhje?

0
109

Megjithse më herët  partia për Liri, Demokraci dhe Etikë (LDE), pjesë e koalicionit të djathtë opozitar,  ishte shprehur e vendosur për të hyrë në zgjedhjet vendore të 30 Qershorit, duke sfiduar urdhërin e Lulzim Bashës, kjo temë ka qenë sot sërish në fokus të forumit më të lartë drejtues të kësaj force politike.

Sikurse ka bërë me dije drejtuesi i LDE-së, Arian Galdini, në mbledhjen e sotme të Asamblesë Kombëtare, lidhur me pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale, kanë zotëruar dy qëndrime: mospjesëmarrja dhe pjesëmarrja në to.

Pas debatimit të dy propozimet janë hedhur në votim dhe, pas përfundimit të tij, ka rezultuar  se…

Në një postim në faqen e tij në rrjetet sociale, Arian Galdini, raporton:

“Habemus Papam.

Pas një debati të gjatë dhe konstruktiv mes kolegësh në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare, kemi më në fund një vendim.

Mbizotëruan dy qëndrime bazë.

Propozimi dhe qëndrimi im për ngritjen e flamurit të bardhë dhe pranimin e dobësisë sonë aktuale strukturore dhe organizative e për rrjedhojë pamundësinë tonë për të marë pjesë në zgjedhje.

Propozimi i dytë ishte ai i Sekretarit për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhjet në LDE avokatit Edmond Kasmi për të bërë një përpjekje epike, fundore deri në fundin e afateve ligjore për të provuar edhe njëherë të mbledhim firmat, së paku aty në ato Bashki ku struktura jonë e ka të mundshme.

Me shumicë votash fitoi propozimi i Edmond Kasmit.

Ndonëse humbi propozimi im, e pranoj këtë vendim shumice.

E konsideroj si një sfidë nderi për secilin prej nesh.

Jam krenar me ju djem dhe vajza, zonja dhe zotërinj të LDE.

Mund të mos ia dalim, por kurajoja dhe vendimi juaj për të bërë një provë e sprovë epike, fundore për mbledhjen e firmave, ju nderon dhe na nderon të gjithëve.

Jam krenar për LDE.

Forca përpara ta bëjmë edhe këtë përpjekje të fundit.

Të përpiqemi të hyjmë nê zgjedhje.

Edhe po nuk ia dolëm, jam krenar me ju, njëlloj.

LDE është partia e së nesërmes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here