Rrëfimi i burrit vrasës në Memaliaj: Më tradhtonte… E vrava në gjumë, i dilte gjak nga goja…!!!

0
105

E vrau në gjumë gruan me të cilën kishte mbi 30 vite që jetonte,dhe e ka raportuar si një vrasje nga njerëz jashtë familjes.

Skënder Hoxha, bashkëshorti që vrau gruan e tij 53-vjeçare Antoneta Hoxha, ka patur vetëm një dyshim në kokën e tij: Ajo më tradhtonte me komshiun S.H.

Në raportin e policisë, të siguruar nga Dosja.al, zbulohet ngjarja makabre, mënyra si Skënderi vrau Antonetën me bishtin e sopatës, në dhomën e gjumit, kur ajo flinte gjumë, mëngjesin e 30 prillit 2019.

Vrasja e Antoneta Hoxhës ndodhi në orën 00:30, me bishtin e sopatës

Në raport thuhet se pas vrasjes, viktima është e gjetur e mbuluar në gjak, e veshur me rroba shtëpie, dhe me një litar gjaku të mpiksur në trup.

“Kohët e fundit, Skënder Hoxha, ka dyshuar se gruaja e tij kishte lidhje jashtë martesore me shtetasin S.H. Më datë 30 prill, ora 00:30, kur Antoneta ishte në gjumë, ai ka marrë sopatën që kishte jashtë shtëpisë tek drutë, ka shkuar në dhomën e gjumit ku po flinte Antoneta, dhe e ka goditur 2 herë në anën e majtë të kokës, sipër veshit, me myqën e sopatës. Ai ka parë që me dy goditjet e para, Antoneta nuk po vdiste dhe po i dilte gjak nga goja dhe veshi e po përpëlitej në krevat. Në këtë kohë e ka goditur edhe njëherë tjetër me myqën e sopatën mbrapa kokës. Pasi ka konstatuar se ajo ka vdekur, ka fshehur sopatën me të cilën e vrau tek një kazan me ujë, jashtë shtëpisë tek çezma.-thuhet në raport.

“Më tradhtoi me komshiun”, del dëshmia e të akuzuarit

Në këtë raport, zbulohet dëshmia e fqinjit që është akuzuar nga Skënder Hoxha se kishte lidhje jashtë martesore me Antoneta Hoxhën.

“S.H., është pyetur si person që tregon rrethanat e hetimit. S.H sqaroi se nuk ka patur asnjë lloj marrëdhënie intime me shtetasen Antoneta Hoxha. Me familjen e shtetasit Skënder Hoxha dhe me bashkëshorten e tij, Antonetën ka patur thjesht marrëdhënie familjare, hyrje dalje te njëri-tjetri për shkak se janë bashkëfshatar. Sot, më 30 prill, rreth orës 06:00, ka qenë në gjumë dhe në këtë kohë ka dëgjuar të bërtitura grash që vinin nga shtëpia e Skënder Hoxhës. Është ngritur dhe ka shkuar tek shtëpia e Skënderit, ku ka mësuar se Antoneta, bashkëshortja e Skënderit kishte vdekur. Më pas, aty ka mësuar se Skënderi e kishte vrarë me sopatë.”-thuhet në raportin e policisë.

Ngjarja e 30 prillit 2019

Një 53-vjeçare është masakruar në dhomën e gjumit në fshatin Valagat në Memaliaj.  Pas disa orësh pyetësor në polici, burri ka pranuar krimin. Ai ka thënë se e ka goditur gruan, dhe pasi e ka goditur, ajo ka qenë ende gjallë dhe ka kërkuar ndihmë nga i shoqi, por ai e ka lenë të vdekur. Fqinjët që e gjetën të pajetë thanë se ata ishin një familje e qetë, dhe kanë patur 4 fëmijë bashkë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here