Kush i solli 3.4 mln euro me “Toyota Yaris”?!! Prokuroria duket se…

0
125

Prokuroria duket se e ka të vështirë të zbulojë se kush është personi që solli në Shqipëri plot 3.4 mln euro me Toyota Yaris. Prokuroria kishte shpresa tek leter-porositë por ato kanë ardhur “të bardha”, ç’ka do të thotë se nuk është rënë në gjurmë të origjinës së parave.

Nga përgjigjet e kthyera nga Belgjika dhe Britania rezulton se Elvis dhe Alfred Vladi janë të pastër dhe pa precedentë të mëparshëm penalë në këto dy shtete.

Burime për ABCNews theksojnë se në letërporosinë e kthyer nga autoritetet belge është e zbardhur edhe dëshmia e shitësve të makinave që janë marrë në pyetje për këtë ngjarje. Në deklarimet e tyre thuhet se ata kanë bërë një kontratë shitje të rregullt dhe se nuk disponojnë asnjë informacion në lidhje me paratë e gjetura brenda makinave.

Po ashtu, organi i akuzës, nëpërmjet letër-porosive i ka kërkuar informacion autoriteteve britanike në lidhje më këta dy persona.

Nga verifikimi i dokumentacionit rezulton se “Toyota Yaris”, ku ndodheshin paratë ishte porositur nga Alban Mollaymeri, që është i arrestuar. Mollaymeri, në deklarimet para grupit të hetimit, ka pohuar se ka një servis privat me makina dhe se “Toyotat” i ka porositur nëpërmjet të njohurit të tij, Alfred Vladit.

Nisur nga dëshmia e tij, prokuroria ka dyshime se “Toyota Yaris” është blerë nga Alfred Vladi dhe në rrethana ende të pazbardhura prej tyre, në dyert e makinës është fshehur edhe shuma e parave.

Për 3.4 milionë eurot që vinin në Shqipëri përmes portit të Durrësit janë arrestuar babë e bir Edi dhe Klevis Lika, Agim Caka, Alban Mollaymeri. Ndërsa kushërinjtë Alfred dhe Elvis Vladi janë të shpalllur në kërkim prej afro 1 viti.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here