Rrënqesthse/ I riu që u MBYT në Durrës. Nënës i kaloi gjuha poshtë se ai po jepte shpirt…

0
425

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në Gjirin e Lalëzit.

Sipas raportimeve ,një djalë i ri rreth 23 vjeç, identiteti i të cilit ende nuk është bërë me dije, ka gjetur vdekjen.

Ai ishte futur për të notuar në det por është nxjerrë në breg nga një djalë, i cili e kishte parë trupin duke lundruar pezull mbi ujë.

Disa burime konfirmojnë se i riu është nxjerrë me puls të dobët në breg, ndërsa ka qenë vonesa e ambulancës dhe mungesa e ndihmës së shpejtë profesionale çfarë ka bërë të gjejë vdekjen!

Dëshmitari 1:
Aman lajmeroni nje ambulance se u be mbi nje ore qe e kemi marre e spo vjen! Kane gjetur nje person te mbytur ktu ne Gjirin e Lalzit. Nje djale i ri ishte por s’i jepet hall se jam mbledh 100 veta edhe nese nuk eshte mbyt po e mbysin ata…”

Dëshmitari 2:

Sapo ndodhi një mbytje ne Gjirin e Lalezit, as polici as ambulance nuk erdhi. Ka ndenjur nje ore shtri dhe njerëzit përreth u munduan me i dhene ndihme por nuk munden. S’kishte as roje bregdetare asgje! Ishte diku rreth 23 vjec, e nxorën nga bregu me puls shume te dobët dhe vonesa e ambulancës beri te humbte jetën.
Kur erdhi ambulanca kishte vdek. Nje cun e kishte pare duke lundruar ne uje dhe e ksihte kuptuar qe ksihte diçka qe nuk shkonte dhe e kishte lujt, po ai skishte reagu e ne ate moment e kishte nxjerre ne breg.
Une iu afrova dhe ai ishte i nxire shume ne fytyre. I njoftuam 100 here policinë e ambulancën e serdhen, po ca cuna u munduan ta shpetonin po smunden. Nuk dinim çfarë te bënim, nenes i kaloi gjuha poshtë se ai po jepte shpirt e njerëzit kishin frike me e prek. E perjetova shume keq kete situate, turp per unifromat blu dhe shtetin e duan vetëm me na rrjep dhe per ndihme per popullin svijne kurrë!”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here