Kejdi Mehmetaj: Qytetarët protestojnë, kjo është një formë e rëndësishme e përshkallëzimit të aksionit të qytetarëve

0
108

Prononcimi i Nënkryetares së LSI-së Kejdi Mehmetaj nga protesta në Fier

Me aq sa po kuptohet, të paktën në këto momente protesta do të vazhdojë në këtë mënyrë në të 12 qarqet e vendit, njerëzit po qëndrojnë, ndërsa në disa vende po digjen edhe goma, lëshohen edhe thirrje, ka edhe pankarta. Ky është plani i protestës së sotme?
Po, le të themi ky do të jetë vazhdimi i protestës së sotme. Në të 12 arterieret kryesore, qytetarët janë duke protestuar, edhe besoj që kjo është një formë e rëndësishme e përshkallëzimit të aksioni jo vetëm opozitar, por të të gjithë qytetarëve. Ne jemi me protestuesit e qarkut të Fierit, dhe acarimi i qytetarëve ndihet, edhe këto format e të thërritur dhe të djegies së gomave janë një mënyrë e tyre për të treguar acarimin që kanë ndaj qeverisë, dhe duke evituar dhe përplasjet me policinë, ky është edhe reagimi i tyre. Mesazhet janë shumë të qarta, ata kërkojnë që kjo qeveri të rrëzohet, në mënyrë që ti hapet rruga një qeverie të re, e cila do të ketë mundësinë të bëj disa punë të mira për Shqipërinë dhe tu jap shpresë qytetarëve shqiptarë.
Kështu do të vazhdohet? Ky do të jetë plani i protestave tuaja edhe në vazhdim? Kujtoj që në Kuvendin e Shqipërisë do të nisin diskutime për ndryshime në Kodin Penal, do të ketë sanksione edhe ndaj atyre që bllokojnë rrugët e vendit. Do të ndjeni një farë përgjegjësie nëse kjo ndodh?
Së pari dua të theksoj se nuk ka më parlament legjitm që është në gjendje të marrë vendime dhe aq më pak të ketë mandate legjitime. Ju e dini duhen 85 vota në Parlament për të ndryshuar Kodin dhe nuk ka 85 deputetë legjitim në parlament për ta bërë këtë akt. SI Parlamenti dhe të zgjedhurit në parlament janë në vullnetin e qytetarëve dhe për aq kohë sa qytetarët shqiptarë kanë vendosur të jenë në rrugë, të jenë duke protestuar dhe kanë zgjedhur një formë tjetër për të shprehur vullnetin e tyre, ne si përfaqësues do të jemi bashkë me ta dhe asnjë formë kërcënimi apo presioni të një kryeministri të paaftë nuk do ti tremb qytetarët. Edi Rama përpara se të merret me këto kërcënime që në fakt janë fëminore dhe pa asnjë lloj peshe, të mendoj se çfarë i ndodhi në Berlin, të përballet me këtë situatë të qytetarëve, të përballet me mllefin e tyre dhe të largohet përpara se të jetë shumë vonë. Dhe reagimi i këtyre qytetarëve të përshkallëzohet deri në zyrën e tij duke e hequr dhe nga aty.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here