Gafat nuk paskan fund!!!! Shikoni ‘bëmën’ e Veliajt: Unë kam qenë një….

0
102

Pak orë para koncertit që Soni Malaj mbajti dje në Amfiteatrin e Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj ka publikuar një video ku i ftonte të gjithë t’i bashkohen spektaklit pasi do të bëhej nami.

Mirëpo gjatë videos, Veliaj bën një gafë kur shprehet: “Unë kam qenë një çerr i vogël kur Spirit Voice bënte namin në Tiranë”.

Spirit Voice ka debutuar për herë të parë në vitin 1997 dhe Veliaj mesa duket ka harruar që ai dhe Soni janë pothuajse moshatarë. Kryebashkiaku asokohe ka qenë 17 vjeç ndërsa këngëtarja shumë e dashur për publikun, 16.

Kjo gafë e Veliajt duket se do të lëjë pas dhe ato të Rilindasve të tjerë të qeverisë Rama, si ministri Bledi Çuçi, apo zv.ministreve Lorena Haxhiaj dhe Ermira Gjeci.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here