Krimi bën ligjin/ Gazetarët japin alarmin: Në Shqipëri të vrasin edhe për 2 mijë euro…

0
132

Një debat polemizues ka qenë ai mes gazetarit të Vlorës Enrik Mehmeti dhe avokatit të njohur Saimir Vishaj, të ftuar në “Dritare” me Rudina Xhungën, ku po diskutohet mbi situatën e krimit në Shqipëri.

Mehmeti po fliste për krimin në Vlorë, ku tha se këtë vit ka pasur më pak vrasje se vitin e kaluar, por vazhdojnë krimet mafioze të llojeve të ndryshme,

“Këtë vit, për fat të mirë ka një kriminalitet më të ulët se një vit më parë në Vlorë. Ky është një tregues pozitiv. Por, sërish ka krime të ndryshme si vjedhje makinash, vënia e zjarrit të makinave, gjoba ndaj biznesmenëve etj. Në objektiv kanë qenë biznesmenë, zyrtarë etj. dhe djegia e makinave bëhet kryesisht si mesazh ose paralajmërim”, është shprehur gazetari.

Në këtë moment, në debat u përfshi avokati i njohur vlonjat Saimi Vishaj, i cili tha se nuk mund të flitet kështu për Vlorën, pasi kështu tremben turistët dhe jepet mesazhi sikur Vlora është një qytet krimi.

“Unë nuk mund të pranoj që qyteti i gazetarit që flet, qyteti im të përlyhet në të tillë mënyrë. Vlora është mikpritëse dhe krime të tilla ndodhin kudo, ndodhin në Europë e kudo. Nuk mund të trembin turistët”, u shpreh avokati.

Pas kësaj, ka reaguar sërish gazetari Mehmeti, që tha se nuk mund të mbyllë gojën për krimet dhe se nuk beson se kjo ka lidhje me ndonjë frikësim të turistëve të huaj.

“Unë nuk mund të mbyll gojën për krimin në qytet. Sigurisht që kjo nuk ka lidhje fare me turizmin. Turisti në Vlorë shikon Lungo Maren, udhëton dhe shijon qytetin dhe nuk besoj se merret me të tilla gjëra, as që i hyn në xhep se makina e së cilit digjet në ndonjë lagje. Asnjë makinë turisti nuk është djegur në Vlorë”, tha Mehmeti.

Ndërkohë ka ndërhyrë edhe gazetarja Dorjana Bezat. Sipas saj, në Shqipëri të vrasin edhe për 2 mijë euro.

“Kemi vrasës profesionistë që vijnë edhe nga jashtë, kemi edhe vrasës jo profesionistë që e kryejnë krimin edhe më pak se 2 mijë euro. Kemi rastin e Mikel Shallarit që vrau Artan Cukun komisarin”, u shpreh gaztarja.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here