“Shpërblime me vende pune”/ PS firmos koalicionin! Rama rikthen “tepsinë” e pushtetit

0
108

Duket se dy vite pas fitores së zgjedhjeve të vitit 2017, kryeministri Rama dhe Partia Socialiste kanë vendosur të rikthejnë fenomenin që premtuan se do të luftonin më shumë: tepsinë e pushtetit.

Partia Socialiste ka firmosur sot koalicionin me partitë aleate për zgjedhjet e 30 qershorit. Në këtë koalicion janë gjithsej 24 parti, ku përfshihen edhe aleatët e përhershëm të Partisë Socialiste, si Demokracia Sociale e Paskal Milos apo Partia Socialdemokrate e Skënder Gjinushit.

Në një dokument prej katër faqesh, përtej deklaratave politike në mbështetje të zgjedhjeve të 30 qershorit për t’u dhënë qytetarëve shqiptarë të drejtën për të votuar dhe për të mos shkelur Kushtetutën, bie në sy një ndarje pushteti, që në vitin 2017 u konsiderua nga kryeministri Rama si “tepsi”.

Konkretisht, në seksionin e dytë të këtij dokumenti, atij për “Angazhimet e Qeverisë”, në pikën “e” shkruhet: Partia Socialiste garanton se do të përfshijë në administrimin qeverisës çdo individ me nivel të lartë profesional dhe moral që kontribuon politikisht në radhët e partive të këtij koalicioni.

Pra, shumë persona që do të jenë pjesë e organizimit të zgjedhjeve të 30 qershorit për koalicionin e majtë, pas tyre do të shpërblehen me vende pune. Kjo pikë ka edhe një kontradiktë tjetër, sepse nëse këta persona janë me nivel të lartë profesional dhe moral, përse duhet të angazhohen edhe politikisht për t’u bërë pjesë e administratave vendore?

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here