Frika qytetare “detyron” Ramën e Veliajn të kryejnë akte terroriste mbi institucionet e kulturës…

1
108

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka zbuluar përmes një fotoje si u hoqën përgjithë natë gërmat që shënonin institucionin e kulturës: Teatri Kombëtar.

 

Heqja e gërmave të Teatrit

Ajo që po ndodh në Teatrin Kombëtar nuk ka ndodhur as në komunizëm. Përgjithë natën e dy ditëve më parë, Teatri është gdhirë pa gërmat e saj në krye, që shenjojnë emërtimin e këtij insittucioni. SHkatërrimi I teatrit pothuaj nga nisur me vendim qeverie, dhe me urdhër ekzekutimi të Erion Veliajt, kryetarit të bashkisë që do mbahet mend në histori si instrument politik në zbatim të aferave korruptive të Ramës si edhe në rastin e Teatrit.

Aktorët dhe opinion public është tronditur dje kur ka parë se si janë hequr tinëzisht gërmat e teatrit, duke e quajtur burracakëri këtë akt.

“Kur drejtuam gishtin e akuzës nga kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, si personin që kishte urdhëruar këtë akt, nuk po spekullonim. Kishim deklarime nga vetë punonjësit e turnit të tretë, që na e kishin thënë me zë: ishin punonjësit e Bashkisë Tiranë që erdhën rreth orës 4.30 të mëngjesit e hoqën gërmat nga fasada. Tani është me zë e me figurë, skuthi, vemja, armiku i trashëgimisë dhe historisë së Tiranës, Erjon Veliaj! Turp është pak të thuash për këtë njeri pa skrupuj!”, ka reaguar në një postim në facebook, Aleanca për Mbrotjen e Teatrit.

Prej më shumë se një vit, një grup njerëzish, aktorë, regjisorë, shkrimtarë janë në rezistencë me qeverinë e bashkinë e Tiranës për mosshembjen e godinës së Teatrit, pas një vendimi flagrant të firmosur nga Rama, dhe kthyer dy herë mbrapsh nga presidenti Ilir Meta, argumentuar si të paligjshme vendimin. Por kjo nuk ka ndalur socialistët që ta kalojnë këtë “vendim” në parlament, dhe të mos ketë kthim mbrapsh, sipas mendjes së tyre.

Ndërkohë në oborrin e Teatrit çdo mbrëmje protesta vazhdon. Por nuk janë veteëm ai grup I voglë njerëzish që mblidhen çdo natë në teatër, që nuk duan shembjen e Teatrit.  Sa herë është bërë thirrje për të marshuar në bulevardin e kryeqytetit para kryeminsitrisë për mbrotjen e teatrit janë bashkuar me dhjetra qytetarë duke dëshmuar se vendimi I qeverisë është jashtë vullnetit të tyre.

Kur nuk dihet ende fati i godinës, dy ditë më parë vjen edhe veprim më flagrant në këto 30 vite demokraci. Tinëzisht në orët të vona, natën punonjësit e bashkisë (edhe pse nuk është konfirmuar prej askujt heqja e gërmave) kanë vënë dorë e parë mbi teatrin.

Kjo ka acaruar komunitetin e teatrit dhe protestuesit duke reaguar ashpër prej dy ditësh. Nuk dihet se si do të përshkallëzohet kjo situatë, por një gjë është e sigurtë: akti I heqjes së gërmave të teatrit nuk është parë as në ’45, dhe as në gjithë vitet e komunizmit. Frika e qeverisë ndaj qytetarëve duket se është e hapur, duke fshehur sindromën e pushtetit absolute pas këtyre gjesteve të fshehta, përgjithë natën.

Ky është tregues se në këtë vend gjërat nuk janë normale. Dhe se, prej kohësh tatepjeta e sistemit të ngritur nga korrupsioni nuk do çojë gjëkundi tjetër, veçse në një sistem terrori për shqiptarët.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

  1. Sa turp! Kane vepruar si hajdute ,naten,fshehtas.
    Ka sgume arrogance nga keta te dy ne afferen e teatrit, duket qe duan te grabisin me ngut,ndjejne fundin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here