Financial Times: Franca dhe Gjermania ‘dush të ftohtë’ shpresave të vendeve Ballkanit për pranimin imediat në BE

0
89

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron kanë sugjeruar gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, aspirante për t’ju bashkuar BE-së, që perspektivën e tyre ta përdorin për të vendosur rregull në “shtëpitë” e tyre.

Marcon u fokusua në nevojën për stabilitet politik në rajon duke u shprehur se Parisi do të asistonte në reformën ekonomike, sociale, të sigurisë dhe të sundimit të ligjit përmes procesit të zgjerimit të BE.

“Do të punojmë së bashku në stabilitetin e rajonit. . . Që nga viti 2000, ne jemi tërhequr nga zona por sot ne do të rikthehemi për të punuar së bashku.”

BE ka zgjatur për shumë kohë mundësinë e sjelljes së vendeve të Ballkanit në bllok në mënyrë që të nxiste përparimin ekonomik dhe për të përmirësuar stabilitetin më të gjerë rajonal.

Mali i Zi dhe Serbia tashmë kanë hapur zyrtarisht negociatat për t’u bashkuar me BE, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë kandidate dhe shpresojnë që të marrin dritën e gjelbër në samitin e qershorit.

Zonja Merkel tha se shpresonte gjithashtu që takimi i Berlinit të kontribuonte edhe në zgjidhjen e mosmarrëveshjes mes Serbisë dhe Kosovës, lidhur me njohjen e pavarësisë. Kancelarja gjermane ka qenë një kundërshtare e çdo zgjidhjeje që ka si ide ndryshimin e territoreve. Ndërsa Washingtoni dhe Brukseli janë shprehur se do ta mbështesnin një marrëveshje të tillë.

Burime thonë se zonja Merkel dhe zoti Macron organizuan Samitin për shkak të shqetësimeve lidhur me zhvillimet në rajon, pavarësisht suksesit të marrëveshjes së emri të Maqedonisë Veriore me Greqinë.

“Nëse shikoni drejtuesit që bëjnë thirrje për rishikimin e kufijve, që shohin minoritetet si kërcënime dhe rritjen e kapaciteteve ushtarake, atëherë themi me siguri se këto trende janë shqetësuese”, tha Adi Cerimagic, një analist me bazë në Berlin me Iniciativën Evropiane të Stabilitetit dhe një autor i një raportin e fundit për rajonin.

“Ky samit shërben për t’u kujtuar atyre se BE është ende atje për ta.”

Konferenca vjen pasi Brukseli ka ngritur alarmin lidhur me ndikimin e madh që po shpërndan Kina dhe Rusia në rajon. Macron tha se e kuptonte se edhe aktorët e tjerë kishin interesat e tyre në Ballkan, por është e qartë se interesat evropiane kanë më shumë rëndësi”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here