Vendet me çmimet më të lira për të kaluar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri në Evropë

0
259

Driçim Çaka

 

zviceraPër ata që kanë të ardhura më të larta dhe mund të përballojnë çmimet e larta vendet e mëposhtme janë të duhurat për të kaluar pushimet dimërore. Që nga Zvicra deri në Pragë çdo qytet ka bukuri natyrore ndër më të veçantat dhe mbi të gjitha bora ndodhet kudo.

 

Zvicra, vendi i pushimeve perfekte

Malet e thepisura të mbuluara me borë, shtëpitë e veçantë dhe të ngrohta si shumë aventura të tjera mund të përjetohen vetëm në Zvicër. Sipas disa revistave të huaja Zvicra është zgjedhur si vendi ideal për të kaluar Krishtlindjet dhe Vitin e ri. Ambienti i ngrohtë që krijohet për turistët bën që çdo vit gjatë pushimeve të fundvitit të ketë rritje të pushuesve. Për të kaluar pushimet në Zvicër duhet dhe një çek i mirë i cili varion nga 800 euro deri në 1500 euro, shumë e cila mund të përballohet nga një familje me ekonomi të mirë. Ofertat për në Zvicër janë të shumta dhe thuajse të gjitha agjencitë turistike e kanë përfshirë këtë vend si një nga destinacionet e para për të kaluar pushimet.

 

Maqedoni, Marovë, natyra gërshetohet më dimrin

 

Për familjet më të thjeshtë, Marova në Maqedoni është vendi perfekt për të kaluar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri. Çmimet për këtë destinacion variojnë nga 400-900 euro për 5 ditë rresht duke përfshirë në çmim hotelin dhe shumë shërbime të tjera. Marova njihet edhe si një vend i Saunave dhe i masazheve shumë të mira. Marova gjithashtu dallohet për dëborën të shumtë dhe të ngrirë, që e bën një vend ndër më të veçantin në shtetin fqinj. Pjesë e Marovës është dhe liqeni i cili në muajt e domërit vishet nga ngjyrat e bardha dhe nga dëbora që bie.

 

 

Itali, pushime të veçanta dhe të lira

 

Terento është një nga zonat që vishet nga dëbora në muajt e dimrit. Qindra mijëra pushues zgjedhin çdo vit këtë qytet për të kaluar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri. Natyra e qetë e mbuluar nga bora prishet vetëm nga pushuesit të cilët argëtohet qoftë dhe për disa ditë. Çmimi nuk është i shtrenjtë dhe për një çift apo familje nuk shkon më shumë se 500-600 euro. Shumë shqiptarë zgjedhin Terenton për të kaluar pushimet e fundvitit dhe sipas agjencive turistike numri i të interesuarve është rritur nga viti në vit.

 

Pragë, Çeki

 

Për të pushuar mes të ftohtit dhe historisë, atëherë Praga është vendi i duhur. Për festat e fundvitit qyteti i ftohtë siç quhet ndryshe zgjidhet nga mijëra turistë në mbarë botën për të kaluar krishtlindjet. Çmimet në Pragë janë më të shtrenjta dhe shkojnë deri në 1500 euro.

Që nga themelimi i qytetit e deri në shek e 9-të, Praga ka bërë të njohur se është një destinacion perfekt turistik, atraktiv dhe me ndërtesa historike antike të ruajtura mirë. Praga është një qytet i mahnitshëm me një peizazh marramendës dhe një arkitekturë të lashtë gotike. Vetë qyteti është i ndarë në dhjetë rajone, ku secili prej tyre ka një veçanti që i karakterizon. Praga 1 është qendra kryesore historike e qytetit dhe është një vend i mbushur me turistë. Ju mund të shëtisni nëpër qytet dhe të eksploroni bukuritë e vendit, si sheshi “Old Town”, Kështjella e Pragës dhe Ura Charles, të cilat janë bërë një atraksion turistik.

 

Bansko, Bullgari

Turistët të cilët preferojnë ti kalojnë pushimet e tyre në resortet dimërore në Bullgari do të mund t’i shijojnë ato pasi parashikohet të bjerë borë mjaftueshëm gjatë gjysmës së dytë të muajit dhjetor. Pavarësisht se pjesa më e madhe e resorteve i kanë prenotuar ambientet e tyre, pritet që numri i prenotimeve të rritet edhe më shumë gjatë fundjavës së dytë e cila përkon edhe me festat e fundvitit. Çmimi për në Bansko është më i ulët në krahasim me çdo vend tjetër dhe nuk shkon më shumë se 500 euro. Bullgari është një vend i preferuar nga shqiptarët për shkak të çmimeve të ulëta.

 

Sllovenia, çdo vit e përzgjedhur për pushimet dimërore

Dëbora dhe natyra e qetë bëjnë që në Slloveni të lulëzojë turizmi dimëror. Alpet Julian në dimër janë zona më e populluar për ski, dhe më të veçantat si vendpushime janë Kranjska Gora dhe Bovec. Parku Kombëtar Triglav përveç bukurisë ka shpatet e maleve dhe të luginave me bar. Ky është një vend i madh për turiste që bëjnë ecje në këmbë dhe vizitorët janë shumë të tërhequr nga kulla që ndodhet në malin Triglav. Një tjetër vendpushim popullor për ski është lugina Zgornjesavska, e cila kufizohet me Austrinë dhe Italinë në veriperëndim. Lugina Karavanke ndodhet në mes të Alpeve Julian dhe është një luginë e rrethuar nga male me maja te larta, atje çdo vit gjatë kohës së skive zhvillohen konkurse kërcimi.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency