Media angleze/ Guardian: Kriza politike dhe protesta te gjera në Shqipëri….

0
120

Gadishulli i Ballkanit njihet si “fuçi baruti” i kontinentit Evropian. Në Shqipëri, kjo “fuçi barupi” duket se shpërthen mjaft shpesh për shkak të konflikteve të shpeshta politike. Për çdo vëzhgues të huaj, kriza e vazhdueshme politike në këtë vend duket absurde, por për popullin shqiptar është një realitet i ashpër që i prek ato nga pikëpamja shoqërore, ekonomike si dhe rrezikon integrimin evropian të vendit në BE.

Çka po ndodh në Shqipëri? Pse kjo fuçi baruti ka shpërthyer sërish? Dhe pse, shqiptarët janë të frikësuar se ky konflikt politik mund të përshkallëzohet në një konflikt civil?

Gjatë zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017, të tre partitë kryesore arritën këto rezultate:

Partia Socialiste e Shqipërisë – 764,791 vota – 48,34% – 74 vende

Partia Demokratike e Shqipërisë – 456,481 vota – 28,85% – 43 vende

Lëvizja Socialiste për Integrim – 225,975 vota – 14,28% – 19 vende

Partia Socialiste siguroi vende të mjaftueshme për të sunduar si shumicë në qeveri. Por procesi zgjedhor u kundërshtua kohët e fundit nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrimin për shkak të ekspozimit të dosjeve hetimore 339 dhe 184 në të cilat ministrat, kryetarët dhe figurat e tjera kryesore të Partisë Socialiste u përfshinë në bashkëpunimin me krimin e organizuar për të frikësuar votuesit dhe për të manipuluar rezultatet.

 

Ndërsa po afroheshin zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019, partitë e opozitës i tërhoqën mandatet e tyre nga parlamenti, pra 60 nga 140 vende, duke e lënë shumicën (PS) të ulet dhe të sundojë vetëm në parlament. Dy partitë opozitare, që përfaqësojnë 43% të votuesve janë tashmë jashtë parlamentit duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit shqiptar Edi Rama, manovrimi i shpejtë i të cilit nuk ka të bëjë me dorëheqjen, as bisedimet, por zëvendësimin e vendeve parlamentare me kandidatë të pavarur të cilët nxituan  të shfrytezojne një mundësi te tillë, duke krijuar opozitën e re të projektuar nga vetë kryeministri.

Përkundër shtimit të deputetëve të rinj, Parlamenti shqiptar ende nuk është në kapacitetin e tij të plotë, sepse ka shumë vende të lira, një fakt që ngre ligjërisht shumë çështje kushtetuese.

 

Përveç kësaj, për të shmangur dështimin e zgjedhjeve të ardhshme lokale, Rama po inkurajon dhe mbështet, madje edhe ngritjen e partive të vogla, për t’u regjistruar në Kolegjin Zgjedhor. Me një manovër të tillë, pa opozitën, PS do të sigurojë fitoren e çdo bashkie të vetme në vend. Me qeverinë qendrore dhe lokale nën kontroll të plotë, dhe një parlament nën sundimin e tij, kryeministri Rama mund të gëzonte gjithashtu atributet e një monarkie të lashtë.

Prandaj, gjatë javëve të fundit, mijëra njerëz protestuan në rrugët e Tiranës, veçanërisht para kryeministrisë dhe parlamentit duke kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës si zgjidhja e vetme e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

 

Gjatë mandatit të parë të kryeministrit Edi Rama Shqipëria ka marrë raporte të shpeshta negative nga Departamenti i Shtetit dhe disa institucione të huaja në lidhje me nivelin e lartë të korrupsionit, krimit të organizuar, kultivimit të kanabisit dhe kontrabandimit të barnave të rënda. Mediat botërore kanë ngritur shumë paralajmërime rreth kultivimit të kanabisit ne vend. Policia e Shtetit thuhet se është përfshirë në aktivitete të tilla dhe deri në këtë moment disa krerë  të policies te rretheve  kanë ikur nga vendi, të kërkuar nga autoritetet dhe janë ende të lirë.

 

Në vitin 2016 një raport italian dhe gjerman tregoi se në të gjithë vendin kishte 363 fusha të mbjella me  kanabis. Ky raport u mbajt sekret nga qeveria dhe kur u ekspozua nga disa media të pavarura u mohua megjithatë, ndaj ish-Ministrit te  Brendshëm, Saimir Tahiri u nisu hetimi, i akuzuar për trafik droge dhe bashkëpunim me krimin e organizuar. Të ardhurat financiare nga aktiviteti i kanabisit u vlerësuan në 5 miliard euro, gjysma e PBB-së së vendit. Partitë e opozitës pohuan se këto para u përdorën për të siguruar fitore në zgjedhjet parlamentare, si dhe lavanderi për para. Ishte kjo përvojë e hidhur e kaluar që detyroi partitë opozitare të ndërmarrin vendimin radikal të bojkotimit të parlamentit dhe sabotimin e zgjedhjeve të ardhshme lokale.

Marre nga Garduian

Perkthyer dhe pershtatur nga Standard.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here