Marina Vjollca , më joshëse se kurrë më parë, ja projekti i ardhshëm

0
152

 

 

 

Ka pak kohë që nuk është shfaqur në ekran, duke prezantuar ndonjë emision, por moderatorja Marina Vjollca është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”, ku për fansat e shumtë publikon foto e video të ndryshme.

 

Një ditë më parë, Marina ka publikuar disa fotografi të reja mjaft provokuese dhe hot, ku, sipas ndjekësve, me këto poza provokuese ajo shpall më në fund pavarësinë nga Getoar Selimi. Kujtojmë, që pasi u bë gruaja e tij, u fol se Getoari tregohej fanatik, duke i kontrolluar madje dhe veshjet që të mos ishin shumë provokuese në spektaklin që ajo moderoi në “Tv Klan”, “C’est la vie”.E pas një periudhe pushimi në televizion, ja ku rikthehet me pozat e saj të reja, që janë pëlqyer shumë nga ndjekësit e saj. Mes komentuesve, shumë i shoqërojnë komplimentet me emoji-n e zjarrit apo të zemrës. Ndërkohë, motra e saj, moderatorja Luana Vjollca i shkruante me bindje: “E dogjeeee”.Përveç fotove ku pozon e lagur vetëm me një këmishë të bardhë, Marina ka postuar dhe një video nga backstage, që e shoqëron me statusin “I vetmi moment ku Renuar Locaj (fotografi i setit) më tha për të qeshur, pasi nuk me linte”, shkruan ajo ku thekson se këto pamje janë pa filtra.Ky set natyrisht që nuk është bërë pa qëllim nga Marina, e cila thyen më në fund heshtjen për rikthimin në ekran. Lajmin e bukur e dha vetë disa më parë me anë të një postimi në ‘Instagram’.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here