Plas kallashnikovi, policia e FNSH rrethojnë Velipojën

0
116

Krisma të shumta janë dëgjuar në fshatin Luarz në zonën e Velipojës.

Të shtënat me armë zjarri në Luarz të Velipojës kanë ngritur në këmbë forca të shumta policie por edhe forcat e FNSH.

“BalkanWeb” mëson se blutë e Shkodrës ndodhen në vendngjarje, por deri tani fatmirësisht nuk raportohet për persona të prekur nga plumbat.

Policia ka rrethuar të gjithë zonën dhe dyshon se aty ka pasur një përplasje me armë mes disa personash. Këta të fundit kanë qëlluar ndaj njëri-tjetrit me kallashnikov, referuar edhe gëzhojave të gjetura në vendngjarje

Bëhet me dije se policia mund të ketë rrethuar personat që kanë patur përplasjen me armë, por detaje të reja për ngjarjen pritet të mësohen nga momenti në moment.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here