“1 miliard euro”, Kraja plas “bombën”: Bashkia Tiranë, krye-lavatriçja e krimit në rajon

1
122

Përmes një postimi në facebook ish-anëtari demokrat i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Akil Kraja ka denoncuar, ndërtimet pa kriter të aprovuara në 3 vitet e fundit nga Bashkia e Tiranës.

“1 MILIARD euro ndërtime të reja aprovuar në 3 vitet e fundit 2016-2018 nga Bashkia Tiranë. Kjo është vlera sipas çmimit reference, çka nënkupton që vlera e tregut e lejeve të akorduara është padyshim dhe më e lartë.” -shkruan Kraja.

Postimi i Akil Krajës:

‘#VEMENDJE ?Shifër zyrtare ????

#_1_MILIARD euro ndërtime të reja aprovuar në 3 vitet e fundit 2016/18 nga Bashkia Tiranë.

Kjo është vlera sipas çmimit reference, çka nënkupton që vlera e tregut e lejeve të akorduara është padyshim dhe më e lartë.

Ndërkohë që Bashkia lufton këmba këmbës me “evazionin fiskal” të shitësve ambulantë, më e moralshme dhe urgjente do të ishte të luftonte etiketimin e pa-evitueshëm si “krye-lavatriçja” e parave të krimit në rajon.

E kam shprehur dhe në shkrime të mëparshme. Personalisht, e shoh sektorin e ndërtimit si jetik në zhvillimin e mëtejshëm të qytetit. Madje mbështes fuqimisht dhe ndërtimin e një distrikti financiar/shërbimesh teknologjike të mirëfilltë në zgjatimin e bulevardit të ri të Tiranës, ashtu si çdo kryeqytet europian modern e atraktiv për investimet e huaja.

Por shifra e 1 miliardëve, propaganda mashtruese e pyllit orbital, zhdukja e lulishteve, shkatërrimi i trashëgimisë si me rastin e Teatrit Kombëtar, rritja e ndotjes urbane, mos investimi adekuat në rrjetin e ujit të pijshëm e në atë të shkarkimeve, paralizimi i trafikut, braktisja e projektit të Tramit, mungesa e transparencës dhe të konsultimeve publike në shkatërrimin e “lagjeve” të Tiranës, së fundmi përfshirja e Bashkisë në PPP ndërtimesh pallatesh etj etj, të gjitha këto marrë së bashku na çojnë vetëm dy mundësi:
– ose kjo është Bashkia më e pa-aftë, propagandistike e mashtruese që ka njohur ndonjëhere ky vend;

– ose kjo është vjedhja e shekullit me 1 Miliard euro ku një zot e di sa është % e????që janë paguar nën dorë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here