Ja plas Rakipi: Patozin e regjistroi Rama pa vendim gjykate

0
113

Në studion e emisionit “Kjo Javë” gazetari Ylli Rakipi krijimin e partisë së re “Bindja Demokratike” e cila u votua sot nga KQZ. Rakipi u shpreh se kjo parti nuk e dëmton PD.

“Pa marrë formë të prerë gjykata për partinë e re të krijuar, maxhoranca vrapoi që ta regjistrojë. Pra, Edi Rama po luan edhe me faktin që i duhet edhe një parti për ta patur aty, që i duhet, ndoshta Patozin, mund të jetë nisur edhe nga qëllimi i mirë, në një moment krize, ku unë hyj dhe përfitoj. Po përfitimet në këtë rast janë në kurriz, jo vetëm të opozitës por të njerëzve dhe nuk është një moment i mirë për z.Patozi.” tha Rakipi.

Në kushtet kur në zgjedhjet vendore, nuk merr pjesë as PD, as LSI, Rakipi tha se Rama i jep një pjesë të votave partisë së re, apo opozitës që do të hyjë në zgjedhje.

“Bindet Edi Rama që t’ja japë një pjesë të votave edhe opozitës që do të hyjë në zgjedhje, jo vetëm Patozit, mund të ketë edhe njerëz të tjerë, dhe i ndan aty. I jep bashkinë e Klosit, ose të Mamurrasit, bashki që nuk i duhen ua kalon këtyre partive. Është në të drejtë të tij Astrit Patozi, e ka thënë vetë. Ka të drejtë ta krijojë partinë e vet.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here