Si mund t’i besojmë një djali që thotë se merret me politikë që 14 vjeç?! Reagon ashpër ish-zëvendësministrja e PS-së…

0
199

Irena Beqiraj, ish-zëvendësministre e Financave në qeverinë “Rama”, ka reaguar ndaj deklaratave të zv/ministrit të Jashtëm, Gent Cakaj. Beqiraj i cilëson qëndrimet e përfaqësuesit të diplomacisë shqiptare si demagogji. Konkretisht Cakaj deklaroi dje në emisionin “Opinion” se ishte pjesë e politikës që në moshën 14-vjeçare.

Një burrë i mençur dikur me tregonte: “Një njeri qe ka nxitjen per tu marre me politike duhet shkualifikuar menjëherë, pasi është veçse një demagog. Të merresh me politikë nuk mund të jetë nxitje, është proces i natyrshëm në të cilin përfshihen njerëz të cilët kanë arritur pjekurinë edhe kanë formimin, eksperiencën e duhur për të qënë pjesë aktive e politikëbërjes. Edhe vetëm atëherë politikbërja është e mirë. Besoj sot e kuptojmë të gjithë qartazi perse pushteti është në duar të papërshtatshme. Si mund t’i besoj një djali që thotë jam marre me politike 14 vjeç???? . Oh te lutem! Na i kurseni demagogjine!”,- shkruan në një postim në Facebook, Irena Beqiraj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here