4 orë mbledhje të Kryesisë, PS me skenar drejt përplasjes: Ka zgjedhje më 30 Qershor

0
177

Ka zgjatur më shumë se 4 orë mbledhja e kryesisë së PS-së.  Në përfundim të mbledhjes, ministrja e marrëdhënieve me parlamentin Elisa Spiropali tha se nuk do shkohet në zgjedhje pa opozitën dhe zgjedhjet nuk mund të ndalohen vetëm sepse disa parti politike kanë vendosur t’i bojkotojnë.

“Disa parti kanë vendosur të dalin nga sistemi politik. Ne kemi diskutuar për zgjedhjet e 30 qershorit sepse jemi të vendosur të garantojmë një proces zgjedhore me shqiptarët dhe për shqiptarët. Ne nuk do shkojmë në zgjedhje pa opozitën”, tha Spiropali që me fjalën “opozitë” duket se iu referua partive të tjera që marrin pjesë, por jo PD-së dhe aleatëve të saj.

“Ato janë disa parti politike që kanë zgjedhur të mos marrin pjesë në zgjedhje. Atë vendim e kanë marrë prej frikës. Ne mendojmë se shqiptarët duhet të kenë zgjedhje. Ne nuk jemi këtu për të negociuar. Ne jemi një forcë politike që i përgjigjemi kërkesës për t’u zgjedhur. Ne nuk do marrim pjesë në luftë, por në zgjedhje”, tha Spiropali.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here