Sherr në KPA!!! Ja kush ishte shkaku këtë herë….

0
123

Ish-prokurorja Rovena Gashi vijon betejën e saj në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ku kërkon me ngulm që motra e saj të jetë edhe përfaqësuese ligjore në seancë.

Pavarësisht insistimit të motrave Gashi KPA ka marrë vendimin që të mos pranojë gjyqtaren Ema Gashi në rolin e përfaqësueses.

Pas këtij ngërçi Rovena Gashi ka kërkuar dy javë kohë që të zgjedhë një tjetër përfaqësues ligjor.

Nga ana tjetër Ema Gashi ka deklaruar se do të paraqesë dorëheqjen si gjyqtare në mënyrë që t’i lejohet mbrojtja e Rovenës.

Kjo e fundit u shkarkua me vendim të Komisionin të Pavarur të Kualifikimit, me pretendimin se nuk justifikonte pasurinë e saj, si dhe kishte probleme me pastërtinë e figurës.

Vetë Gashi nuk është pajtuar me vendimin, duke e cilësuar të padrejtë dhe të pabazuar në fakte.

Seanca e radhës në KPA do të zhvillohet në datën 6 Maj, në orën 10:00.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here