Rritet bilanci tragjik, Sri Lanka në kaos pas 8 atentateve/ Mbyllen rrjetet sociale, kryhen arrestime

0
124

Janë tetë shpërthimet që kanë kthyer në tragjedi festimet e Pashkëve në Sri Lanka.

Vendndodhja e atentateve

Bilanci tragjik rritet orë pas ore për shkak të qindra të qindra të plagosurve në gjendje të rendë. Për momentin, mbi 200 persona kanë ndërruar jetë.  Ndër to, të paktën 35 janë nënshtetas të huaj, më së shumti amerikanë, holandezë dhe britanikë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Sipas autoriteteve, edhe pse asnjë grup nuk ka marrë përsipër aktin kriminal, 7 persona të lidhura me atentatin janë arrestuar, dhe të tjerë priten të  ndodhin në një vend që po përjeton edhe një terr informativ, falë pezullimit “deri në vendim të ndryshëm” të gjithë rrjeteve sociale.

Edhe pse ende jo zyrtarisht, dyshimet e forcave të rendit në Kolombo përqendrohen te grupi NTJ (National Thowheeth Jama’ath), një organizatë radikale islamike që dyshoj edhe në të kaluarën për plane të përafërta. Por mungesa e marrjes së përgjegjësisë bën ende të paqartë situatën.

Atentatet përfaqësojnë një goditje të rendë për imazhin e vendit dhe rrezikojnë të kthejnë mbrapsht një dekadë ambiciet për rritje ekonomike falë turizmit, që pikërisht në 2009 filloi të lulëzojë pas dy dekadash luftë civile.

Papa Francesku: Sri Lanka, dhimbje e madhe

Në meshën e ditës se sotme Papa Francesku iu drejtua besimtareve të mbledhur në sheshin e dedikuar Shën Pjetrit duke deklaruar “ me dhimbje të madhe mora njoftimin për atentatet në Sri Lanka, pikërisht sot, ditën e madhe të Pashkëve, atentate që sollën dhimbje në kisha e disa vende të tjera të vendit.

I shpreh ngushëllimet e mia komunitetit të krishterë që u godit teksa ishin mbledhur për lutje. Lutem për të lënduarit dhe ia lë Zotit ata që humbën jetën në këtë ngjarje tragjike.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here