“Rama është një vrasës mizor”, paralajmëron Berisha: Vendi po shkon drejt përplasjes civile

0
87

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar një vendim dramatik për Shqipërinë e shqiptarët vendimin e parlamentit holandez për vendosjen e regjimit të vizave.

Gjithashtu ish-kryeministri Berisha paralajmëroi se vendi po shkon drejt një përplasje civile.

“Vendi po shkon drejt një përplasje të sigurtë civile.

Për rikthimin e votës ja vlen cdo veprim, deklaroi Berisha.

Fasadë nuk mund të jemi.

I kemi hequr mandatet dhe jemi si cdo qytetar të thjeshtë të këtij vendi.

Ne do udhëheqim betejën për rikthimin e votës së lirë.

Rama është një vrasës mizor i shpresës së shqiptarëve dhe nuk u len atyre alternative tjetër vec largimit nga Shqipëria.

“Opozita që ndjehet shumicë do ti tregojë vendin kakistrokacisë dhe këtyre që sillen si gangsterë. Dhe do ti sigurojë shqiptarëve të drejtën për të votuar të lirë. Ne kemi popullin në krah, ata kanë drogën. 125 komisatë, nënkomisarë u morën gjerësisht me kanabisin. Këta dinë vetëm të mbrojnë krimin dhe jo votën. Duhet të ikë me çpdo kusht Rama dhe infrastruktura e ngritur”. tha Berisha

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here