Luiza Gega vazhdon të mbetet emri i vetëm që përfaqëson Shqipërinë në nivelet më të larta në atletikë. Sot, sportistja 30-vjeçare ia ka dalë që të arrijë një tjetër objektiv të rëndësishëm siç është finalja e garës së 3000 metrave me pengesa në Kampionatin Botëror të sallave të mbyllura që po zhvillohet në Katar.
Gega mori pjesë në një garë ku kishte rivalitet shumë të fortë, duke dalë e pesta në baterinë e saj, 10 sekonda larg rekordmenes botërore Beatris Çepkoeç. Megjithatë, koha e Gegës rezultoi të ishte e mjaftueshme për të siguruar pjesëmarrjen mes 15 finalistëve në kualifikueset ku konkurruan 42 atlete.
Ajo regjistroi një kohë vetëm 6 sekonda larg rekordit kombëtar, të cilin do të mundohet të përmirësojë në finalen e datës 30 shtator. Megjithatë, objektivi parësor i saj ishte që të siguronte pikët olimpike për pjesëmarrjen në Tokio 2020, duke siguruar ashtu si në Olimpiadën e kaluar pranin e saj si garuese elitare e jo nëpërmjet ftesave.