IKMT, shpërthim për pallatin 5 katësh, do të përdoret 30 kg eksploziv…

0
107

Një pallat 5 katësh është parashikuar të shembet në Çorovodë nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit.

IKMT njofton se shpërthimi do të jetë i kontrolluar dhe për këtë operacion do të përdoren 30 kg lëndë lëndë eksplozive që do të vendosen në 1500 furnela (vrima) të hapura në trupin e objektit.

Shkak i këtij operacioni sipas IKMT është amortizimi i objektit i cili paraqet rrezikshmëri dhe vendimi është dhënë nga bashkia Poliçan dhe një kërkesë për mbështetje nga nga Enti Kombëtar i Banesave.

Shpërthimi do të kryehet ditën e nesërme, (e premte 19.04.2019) rreth orës 12.30. IKMT në bashkëpunim edhe me forcat e rendit.

Njoftimi i plotë:

IKMT, shpërthim i kontrolluar për pallatin 5 katësh në Çorovodë

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka vendosur të prishë nesër me shpërthim të kontrolluar një objekt pesë katësh në qytetin e Çorovodës. 

Për këtë operacion, do të përdoren 30 kilogramë lëndë eksplozive që do të vendosen në 1500 furnela (vrima) të hapura në trupin e objektit. Objekti paraqet rrezikshmëri për shkak të amortizimit dhe për shembjen e tij ka pasur një vendim nga bashkia Poliçan dhe një kërkesë për mbështetje nga nga Enti Kombëtar i Banesave. 

IKMT parashikon që shpërthimi të kryehet ditën e nesërme, (e premte 19.04.2019) rreth orës 12.30. IKMT në bashkëpunim edhe me forcat e rendit kanë marrë masat që ky aksion të përfundojë me sukses dhe pa rrezik për qytetarët, apo pronat që ndodhen në afërsi të objektit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here