Rrufe dhe breshër, ja surprizat e motit këtë të dielë

0
120

Temperaturat do të variojnë nga 3°C deri në 16 °C, kurse era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, kryesisht në bregdet dhe zonat malore të territorit.

Dita e sotme nuk do të ketë aspak një mot të favorshëm për ata që kanë bërë plane. Sicc ka ndodhur ditët e fudnit, edhe sot në zona të cktuara, sipas IGJEUM, vendi do të përfhsihet nga një mot i ashpër me shi, breshër dhe shtrëngata.

IGJEUM raporton se në qarqet Kukës, Dibër, Elbasan, Berat, Korçë dhe Vlorë, pasditja e sotme do të shoqërohet nga një mot me shi, rrufe dhe breshër.

Njoftimi i plotë i IGJEUM

RESHJET

Sot (e diel dt.14) priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare në qarqet Kukës, Dibër, Elbasan, Berat, Korçë dhe Vlorë (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Ekziston mundësia që në zona të kufizuara të qarqeve gjatë pasditeve, reshjet të jenë në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, më të mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre). Në ZONA SHUMË TË KUFIZUARA reshjet mund të shoqërohet edhe me rrufe dhe breshër.

TEMPERATURAT

Sot(e diel dt.14) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 10 / 15 °C

në vendet e ulëta: 9 /16 °C

në vendet malore: 3 / 11 °C

ERA

Sot (e diel dt.14) ajo pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, kryesisht në bregdet dhe zonat malore të territorit.

Parashikimi i motit sipas IGJEUM

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here