Fundi i “Ali Kimikëve” dihet se kush është, Shehaj: Veprim kriminal, përdorën gaz pa kriter

0
138

Shehaj e konsideroi kriminal veprimin e policisë, ndërsa në protestë nuk pati asnjë rrezik ndaj forcave të rendit.

Ish-deputeti i PD, Agron Shehaj ka reaguar përmes një postimi në facebook lidhur me përdorimin e gazit lotsjellës në protestë nga policia.

“Përdorimi i gazit pa asnjë kriter, pa asnjë kufizim dhe në mënyrë të dhunshme nga policia është veprim kriminal. Në protestë nuk ka pasur asnjë rrezik ndaj forcave të rendit, asnjë rrezik ndaj cënimit të godinave dhe pronave të tjera. Ndaj përdorimi i gazit është veprim i papërgjegjshëm kriminal. Gazi helmues është kthyer në të vetmen gjuhë që njeh kjo qeveri antipopullore dhe antikombëtare. Por fundi i “Ali Kimikëve” dihet se kush është.”-shkruan Shehaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here