Prova të reja, publikohen fotot si u futën grabitësit në aeroport duke prerë telat…

0
117

Publikohen fotot e reja se si u realizua grabitja në Aeroportin e Rinasit. Siç dallohet edhe nga këto pamjet, janë dy persona të cilët janë duke prerë telat në një furgon që ka mbishkrimin “Hetimi Tatimor”. Personi i tretë ruan me armë në dorë, ndërsa shoferi nuk del nga makina.

Pasi kanë prerë telat, grabitësit futen me furgon drejt Rinasit, pa u shqetësuar nga askush. Siç dallohet edhe nga këto foto, në zonë nuk ka patur asnjë roje sigurie. Ndërkohë Policia është duke zhvilluar një operacion në fshatin Drithas, për arrestimin e grabitësve.

Në më pak se një minutë, grabitësit kanë qenë brenda aeroportit ndërsa i janë afruar avionit, duke përshkruar një pjesë të pistës, shkruan “Mapo”. Grabitësit të armatosur i janë afruar avionit dhe kanë kryer grabitjen e 10 milionë eurove në pak minuta, ndërsa në avion ndodheshin 160 pasagjerë që prisnin të udhëtonin drejt Vjenës.

Ndërkohë gazetaria Doriana Bezani ka postuar në rrjetet sociale një foto në të cilën shihet një dorezë e cila dyshohet se është përdorur gjatë grabitjes së djeshme.

Përkrah fotos ajo shkruan: “Paratë u vodhën, grabitësit ikën, makinat u dogjën, doreza mbeti…”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here