Tmerr/ Në çadër me 3 fëmijë, kryefamiljari: Ushqime s’kemi. Na thonë futuni në shtëpinë e rrënuar…

0
109

Arben Allushi, banor i Thumanës qendron në çadër prej 1 muaji me bashkëshorten dhe 3 fëmijët e mitur. Ai thotë se shtëpia është shembur komplet, por bashkia e udhëzon të futet brenda.

“Unë u kam kërkuar më jepni një deklaratë për shtëpinë…unë do e çoj lart e më lart problemin tim. Çadrën nuk e dorëzoj, këtu do vazhdojmë të rrimë”, shprehet ai i revoltuar.

Ngjitur me këtë familje qendron edhe komshija Nadire Kadiu, e cila nuk ka ku të shkojë….

Po kështu gazetarja e Abc News, Esiona Konomi, i pyeti këta banorë, për mënyrën si i kanë siguruar ushqimet.
“Shteti bën dallime, për disa çon ushqime dhe për disa të tjerë jo. Ne na ka sjell kisha dhe ndonjë pako bashkia”, shprehen banorët e Thumanës.

Më pas Arbeni tregon para kamerave banesën e rrënuar. “Shikojeni si është… e ndërtuar me kallama në 1956. Më thonë futu brenda, por nuk futem këtu! E kam blerë këtë shtëpi para 14 vitesh por nuk kam dokument hipotekor dhe ndaj shteti nuk më ka futur në listë për ta rindërtuar”, shprehet ai./abcnews.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here