Basha thirrje qytetarëve: Të shtunën në Tiranë, një tjetër bashkim për Shqipërinë….

0
109

Kryetari i opozitës Lulzim Basha  i ka bërë thirrje qytetarëve të mbarë Shqipërisë sot të bashkohen në protestën e madhe kombëtare të shtunën e ardhshme, e cila do të mbahet ndryshe nga herët e tjera në mbrëmje, në orën 18:00 në Tiranë.

“Mirënjohje për qëndresën tuaj, që jam i bindur se do të vazhdojë, – u tha Basha qytetarëve të Rrogozhinës, me të cilët u takua sot –  dhe një ftesë nga zemra të bëheni pjesë e lumit të qytetarëve që do të derdhen në Tiranë të shtunën, mbrëmjen e të shtunës, mbrëmjen e të shtunës së ardhshme në orën 18:00 me një tjetër bashkim të madh kombëtar, forcash, mendjesh, zemrash.

Pranvera sapo ka nisur! Ndryshimi po vjen falë jush!

Zoti ju bekoftë!

Zoti e bekoftë Rrogozhinën!

Zoti e bekoftë Shqipërinë!

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here