72-orë paraburgim/ Rrëfehet studenti: Nuk na jepnin as ushqimet e…

0
105

Studenti Arbër Kola është një nga të arrestuarit e protestave të opozitës, që janë mbajtur përpara kryeministrisë dhe Kuvendit. I ftuar në studione e lajmeve në Fax News ai ka treguar dhe trajtimin ç’njerëzor që i është bërë në paraburgim, atij dhe një tjetër protestuesi që ka qenë i dëmtuar, me krahun e thyer.

“Kam qëndruar për 72 orë në paraburgim dhe nuk na jepnin as ushqimet që na kishin sjellë të afërmit tanë. Kur kërkonim ujë në thonim që të pinim ujë të çesmës, që të gjithë e dimë sesi është.

Një nga studentët që u burgosën kishte krahun e thyer dhe u mbajt në burg padrejtësisht, pavarësisht se mjeku i kishte dhënë regjim shtrati. Ishte i plagosur, ambulanca bëri vetëm qetësues, dhe në momentin që na arrestuan policën i thonin njëri tjetrit që e ‘’kapëm pakon’’.

Një prej pedagogeve që na ka mbështetur më shumë, Ilirjana Kuçana, i janë bërë presione të shumta, madje i kanë dëmtuar edhe makinën”, u shpreh Kola.

Më tej ai tha se do të vazhdonte të protestonte, sa kohë që kërkesat për të cilët studentët dolën në rrugë janë ende sot të paplotësuara, ndërsa theksoi se nuk i përkiste asnjë forumi partiak, pavarësisht se kohët e fundit ishte më pranë platformës së PD-së për ekonominë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here