Armë pa leje/ Policia i kontrollon banesën 53-vjeçarit, arrestohet në flagrancë (Video)

0
180

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 53-vjeçar pasi në banesën e tij janë gjetur armë zjarri pa leje. Sipas të dhënave zyrtare është arrestuar shtetasi Rafman Gura, banues në Tiranë. Blutë e kryeqytetit kanë marrë informacionin në rrugë operative se 53-vjeçari kishte banesë armë zjarri pa leje dhe menjëherë, një numër i madh efektivesh kanë shkuar për kontroll ku kanë gjetur edhe një armë zjarri pushkë, model 56, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Ky arrestim vjen vetëm pak ditë pasi ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri njoftoi për nisjen e operacionit në shkallë kombëtare për mbledhjen e armëve pa leje të mbetura nga hapja e depove të armëve në vitin 1997.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here