Rama tallet me Bashën: Mundëm Berishën e Topallin e jo Bashën e Gaz…. kush!!!!!

0
113

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar deputetët e opozitës të cilët qëndruan në Parlament dhe nuk zbatuan vendimet politike të pakicës për të djegur mandatet.

Rama ka thënë në Kuvend se deputetët që nuk dogjën mandatet, nuk duhet të bëjnë sikur s’janë njësojë si ata që janë në shesh.

Sipas kryeministrit, PD dhe LSI i sulmon deputetët që nuk zbatuan vendimin politik, se u treguan më të zgjuar se ata që dogjën mandatet.

“Mos bëni sikur s’keni lidhje me ata, se ju jeni njësojë si ata. Ata ju anatemojnë juve se dolët me të zgjuar se ata. Ata dolën jashtë, tani shtyjnë policët që të futen prapë në Parlament. Ata dolën nga Parlamenti se u mbaruan llafeve, vezët dhe boja dhe boje dale vendosën që të ikin në rrugë.

Duke dalë në rrugë donin të merrnin zvarrë Shqipërinë dhe parlamentin dhe axhendën europiane. Dolën në rrugë se janë mësuar të fitojnë pa qenë shumicë. Kryetari i zotit Murrizi edhe pse e mohon, por ai është miku im, por edhe është kryetari i Murrizit, Lulzim Basha”, tha Rama.

Kryeministri tha se në marrëveshjen që kishte bërë me Lulzim Bashën, kishte si pakt që të njiheshin zgjedhjet. Ndërkohë që ka ironizuar me drejtuesit e PD-ë, duke u ndryshuar emrat dhe duke i krahasuar me ata që kohës kur selia blu drejtohej nga Berisha.

“Ne mundëm Berishën me Topallin dhe Boden, dhe s’do mundim dot Lulzim Bashën me Gaz, Gaz si e ka ai, Gaz Salianjin dhe me Ervin Dumën”, tha Rama.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here