Pa opozitë, por Balla thotë: Ky është parlament legjitim!!!! Në cilin vend demokratik të botës e ka parë????

0
110

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla u shpreh ditën e sotme se Kuvendi është legjitim. Sipas tij, partitë politike që nuk hyjnë në zgjedhje nuk do të jenë më të tilla.

“Ky është një parlament legjitim, sigurisht. Kjo sepse ne i jemi përmbajtur totalisht kushteve të KQZ dhe kemi qenë korrekt me të gjithë aktorët e mundshëm në procesin demokratik të zgjedhjeve. Sistemi zgjedhor e ka burimin në Kushtetutë”, tha Balla.

Balla iu bëri thirrje opozitarëve që të hyjnë në zgjedhje dhe të mos i bojkotojnë ato. Ai tha se i vjen keq që PD dhe LSI po vetëshkatërrohen dhe nuk hyjnë në zgjedhje. Balla shtoi se do bëhen përpjekje që dhe emigrantët të mund të votojnë.

Por pa opozite , me disa opozitare te rilindur ne cilin vend demokratik te botes ky mund te quhet parlament lehjitim??? Ndoshta ne diktature, atje ku po shkojme perseri me ballen ne krye!!!! Vetem ne diktature parlamenti nuk ka opozite….

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here