Aksidenti i dy ditëve më parë te rruga e Elbasanit, arrestohet shoferi 31-vjeçar

0
118

Policia e Tiranë ka arrestuar shoferin e autobusit të linjës së Krrabës, i cili u përplas duke marrë disa makina para në rrugën e Elbasanit para 2 ditësh.

Shoferi G. Q., 31 vjeç, banues në Tiranë, është arrestuar me akuzën “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit: G. Q., 31 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi duke drejtuar autobusin e linjës së Krrabës, në Rrugën e Elbasanit, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e autobusit. Për pasojë autobusi është përplasur me një automjet të parkuar dhe më pas është përmbysur. Nga aksidenti kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i autobusit dhe 5 pasagjerë, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.” – njofton policia.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here