“Lojë e rrezikshme!” Salianji “kryqëzon” Cakajn: U mundua të zbehë të dhënat alarmante

0
122

“U shfaq sot një lojë e rrezikshme me ministrin e Jashtëm në detyrë, i cili u mundua të zbehë të dhënat alarmante se Shqipëria është burim për heroinën dhe kokainën, deklaroi Salianji.

Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji përmes një konference për shtyp hodhi poshtë leximin që ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj i bëri sot raportit të DASH.

“U shfaq sot një lojë e rrezikshme me ministrin e Jashtëm në detyrë, i cili u mundua të zbehë të dhënat alarmante se Shqipëria është burim për heroinën dhe kokainën. Kjo nuk mbulohet me propagandën absurde. Shqipëria burim në rritje për kokainën dhe heroinën. Kjo fjali është përfshirë për herë të parë në raport. Nuk ishte as në raportin e një viti më më parë. I kërkoj mediave të publikojnë të dy raportet për të mos lejuar që Edi Rama dhe lodrat e tij të mos e paraqesin situatën si një normalitet dhe ku s’ka asgjë për tu shqetësuar”,- tha Salianji.

Më tej ish-deputeti renditi edhe disa prej gjetjeve kryesore të raportit të DASH: 1-Shqipëria vend tranzit në rritje për heroinën dhe kokainën, 2-Droga e sekuestruar rezultat i bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtar, 3-Ndërtimi i Laboratorëve të përpunimit të heroinës dhe kokainës në Shqipëri, 4-Korrupsioni i përhapur gjerësisht kufizon ekeftivitetin ndaj luftës së drogës dhe ushqen një mjedis ku trafikantët veprojnë lehtë pa pasur asnjë lloj ndëshkimi, 5-Shqipëria bazë për veprimet e organizatave kriminale që veprojnë në SHBA, Evropë, Amerikën Latine, Lindjen e Mesme, 6-Shqipëria nuk ka bërë progres domethënës në lidhje me parandalimin e pastrimit të parave dhe krimeve financiare.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here