Ylli Rakipi-Bashës: Rama e ka bërë baltë , por kam frikë se kur të vini ju në pushtet…

0
102

Ditën e sotme, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbledhur në një tryezë të përbashkët, drejtuesë mediash dhe gazetarë. Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati tha se mediat nuk kanë raportuar korrekt dhe nuk kanë bërë investigimet e duhura. Basha theksoi se duhet një ndryshim themelor edhe tek media dhe lufta kundër kontrollit qeveritar. Gazetarët Enton Abilekaj dhe Armand Shkullaku kërkuan që PD të luftojë fenomenin e “kasetave të gatshme”. Gazetari Ylli Rakipi, pyeti Bashën nëse edhe kur PD do të vijë në pushtet, qëndrimi i Bashës do jetë njësoj me Ramë. Kryetari i PD, premtoi se PD do të heqë dorë nga kasetat e gatshme. Basha tha se reporterët do të ndjekin çdo aktivitet pa kufizim.

 

Gazetari Ylli Rakipi u shpreh se ka frikë se mos edhe PD-ja si parti kur të vijë në pushtet do të bëjë të njëjtën gjë si Rama, do të përdorë dhe blejë mediat.

“Ju tani zoti Basha keni dalë jashtë sistemit, por frika është e madhe se mos vallë do të bëni të njëjtën gjë që është bërë në këto 30 vite? Dhe pastaj ia hidhni fajin atyre që kishit më parë.”

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here