Ndoka: Rama, personazh i krijuar nga Soros, dorëzoi partinë te Veliaj!

0
119

Sa i përket ofertës së kryeministrit Rama se, nëse opozita fiton një bashki më shumë se PS, shkojmë në zgjedhje, Ndoka e quajti demagogji.

Gjatë intervistës së tij për Syri.net, kreu i PDK-sl Nard Ndoka ka hedhur akuza të forta në adresë të kryeministrit Rama dhe kretarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, të cilët i quajti njerëz të Soros në Shqipëri.

“Kjo ishte demagogji e Ramës. E dimë që ka gati terrenin të vjedhë votat. Edhe reforma administrative e favorizon PS-në. Është problem për përfaqësimin në zgjedhje. Kemi nevojë edhe për një reformë territoriale. Ne kemi një kryeministër, e ka skenën gati për vjedhjen e votave në zgjedhjet lokale. Gjysma e PS është kapur nga prokuroria dhe miqtë ndërkombëtarë duke vjedhur vota. Ai thotë hajde tju vjedh edhe këto zgjedhje dhe pastaj kalojmë në zgjedhjet e reja. Kongresi i PS, një manifestim rruge. Ai e dorëzoi stafetën edhe si kryetar i PS dhe kryeministër. E dorëzoi te Veliaj. Ai ia mori dhunshëm. Ishte Soros që vendosi. Kjo dihet publikisht dhe është e rëndë. Lidhjet e tij, vendimet e tij vijnë prej Soros, është personazh i krijuar prej tij. Disa shtete duan ta shpallin non-grata. Italia dhe Salvini kanë një luftë të hapur. PS e ka marrë peng për një kohë të gjatë. Ai e zgjodhi pasardhësin, ai është Veliaj. Kapitulimi i Ramës është punë ditësh”, u shpreh Ndoka.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here