“Erion Veliaj del bllof!” Video/ Si u bukos para mashtrimit të dikurshëm për teatrin

0
144

Regjizori theksoi se Veliaj kishte gënjyer publikisht pasi Raporti i institutit të ndërtimit që ai i referohej, nuk e përmendte asnjë herë termin “i rrezikshëm”.

I mësuar të komunikojë me kaseta të gatshme dhe me skenar të parapërgatitur, Erion Veliaj del bllof sa herë që duhet të përballet me reagime të atypëratyshme. Kështu i ndodhi edhe të enjten në mbrëmje në “Opinion”, kur Blendi Fevziu i vuri në ekran një nga drejtuesit e lëvizjes për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, Kastriot Çipin. Një detajist që ka arkivuar çdo deklaratë dhe çdo spekullim të udhëheqësve politikë që janë prononcuar pro shembjes, Çipi i kujtoi kryebashkiakut se atëherë kur duhet të bënte propagandën e shembjes së menjëhershme të godinës, në mënyrë që të ngriheshin 6 kullat 200 milioneshe të kompanisë Fusha, Veliaj kishte thënë publikishte se ajo ishte e rrezikshme për jetën e njerëzve.

Regjizori theksoi se Veliaj kishte gënjyer publikisht pasi Raporti i institutit të ndërtimit që ai i referohej, nuk e përmendte asnjë herë termin “i rrezikshëm”.

Pra, thelbi i ndërhyrjes së Çipit ishte i qartë: Si e justifikon këtë manovër alarmiste, pse kryebashkikaku kishte manipuluar me raportin dhe a e kishte bërë këtë për të mashtruar opinionin. Duke u nisur nga këto ai tha se do ta padiste autorin e deklaratës.

Por, është shumë interesante të shikohet se si përgjigjet, Veliaj. Ai i shmanget totalisht thelbit të pyetjes, pra pse ka gënjyer dhe fillon të belbëzojë se Çipi ka vjedhur paratë e një filmi dhe për këtë është dënuar edhe nga gjykata. I ndihmuar edhe nga Fevziu që nuk insistoi asnjëherë në atë që përbënte kyçin e ndërhyrjes së njeriut që i kishte kërkuar opinion, Veliaj foli se “i pandehuri” mund ti drejtohej gjykatës, se ai vetë kishte fituar 7 procese për shpifje duke shtuar shprehjen lejfeniste se “çdo burgaxhi e ka inat shtetbërjen”.

Por, e vetmja gjë për të cilën ai qe vendosur të mos kthente përgjigje qe ajo për të cilën u pyet realisht: pse gënjeu publikun duke shpikur termin “i rrezikshëm” duke ngjallur paranojën e një salle e cila mund ti zinte brenda aktorët dhe spektatorët.

Kanë kaluar muaj që atëherë por salla është ende në këmbë./Lapsi.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here