Mehmetaj: Jam këtu për protestuesit e burgosur… për të protestuar për fermerët…!!!

0
124

Ish-deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj mori fjalën para protestuesve për të theksuar se sot ishte aty mes tyre për të drejtat e fermerëve, të familjeve të emigrantëve, të protestuesve të burgosur.

“Unë sot jam këtu për të protestuar për fermerët, për ata që duan të punojnë tokën dhe mjelin lopën por që nuk mund të bëjnë asgjë për shkak të taksave të kësaj qeverie.

Sot më shumë se për këdo tjetër do të protestoj për ato familje që s’i kanë fëmijët në shtëpi, për ato nëna dhe baballarë që i kanë fëmijët në perëndim.

Sot protestoj për ata djem të rinj që janë në hekura, se Edi Rama ka frikë nga protestuesit. Ata nuk duhet të jenë atje, Edi Rama dhe shpura e tij duhet të jenë mbrapa hekurave të burgut.

Nuk ka gjë të na pengojë nëse ne jemi të vendosur jemi shumë.

Ne nuk duam pushtet, as kërkesa për veten tona, por një Shqipëri që të rrisë fëmijët që ta bëjnë të ndritur.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here