Ja kush është makina që u përdor për vrasjen e Jurgen Kurtit…

0
150

Kjo është makina që u përdor për vrasjen e Jurgen Kurtit mbrëmjen e 18 marsit në Tiranë. Gazeta Mapo mëson se ky Benz i zi është filmuar pranë banesës së Jurgen Kurtit, ku prej tij dyshohet se Klodian Bane qëlloi me breshëri 26-vjeçarin.

Kësaj makine i ishin vendosur targa të falsifikuara në momentin që është vrarë Jurgen Kurtin. Autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe kanë ndaluar pranë zonës te “Pallati me Shigjeta”, kanë hequr targat e falsifikuara dhe i kanë vendosur targat orgjinale. Ky moment është fiksuar nga një kamer sigurie, duke nxjerrë zbuluar Olsi Qalliajn, Alesio Berberin,Klodian Banen dhe Elsi Leventin, si bashkëpuntorë në vrasje.

Për të shkuar tek të arrestuarit policia ka grumbulluar mbi 50 kamera sigurie nga liqeni deri tek ‘Pallati me Shigjeta’, nga ku ka zbuluar 4 të rinjtë dhe lidhjen mes tyre. Në drejtim te mjetit ka qenë i shpalluri në kërkim ndërsa pranë banesës së Kurtit dhe personi që e ndiqte në këmbë ka qenë 21-vjeçari, Elsi Leventi. Edhe momentin e vrasjes 21-vjeçari ka qenë i pranishëm në zonë dhe dyshohet se ai ka njoftuar ekzekutorët për mbërritjen e Kurtit pranë pallatit.

Nga këqyrja e kamerave të sigurisë në zonë policia ka ndjekur lëvizjet e 21-vjeçarit dhe të makinës dhe është parë se pas atentatit ata janë takuar. Pas identifikimit të personave ata janë vënë në përgjim dhe janë arrestuar.

Gjatë kohës që ishin në përgjim mes njëri-tjetrit të rinjtë kanë folur për një shumë parash që do të merrnin për “punën” e kryer. “Ke folur për ato lekët?”, “Kur do i marrim ato lekët?”. Janë këto disa prej bisedave të përgjuara mes tyre.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here